Enis Bardhi vjen me një perlë të rradhës nga gjuajtja e lirë (VIDEO)

Enis Bardhi ka shënuar golin e dytë për Levanten në takimin e fundit të javës së 36-të në La Liga përballë Leganesit, njofton “infOSport.mk”. Bardhi shënoi në minutën e 59-të dhe sërish me specialitetin e tij të zakonshëm, nga gjuajtja e lirë.

E djathta e tij ishte e kobshme për portierin e Leganes, Shampanje, i cili edhe pse lexoi anën e Bardhit, goditja e fuqishme e futbollistit shkupjan i pamundësoi atij për të evituar edhe golin e dytë në rrjetën e tij.

Për Bardhin është ky goli i 7-të sezonal dhe i 5-ti nga gjuajtjet e lira. Ndryshe golin e parë për Levanten në këtë përballje e realizoi Morales në minutën e 55-të, teksa vendasit nga minuta e 57-të po luajnë me një futbollist më pak në fushë pas përjashtimit të Zaldua.

Golin e Bardhit si dhe atë të Morales mund ti ndiqni KËTU.

Leave a Reply