Portieri i Xhenoas nënshkruan për 5 vite me Juventusin

Pasi Bufon paralajmëroi largimin e tij nga Juve në fund të këtij sezoni, Juventusi asgjë nuk i ka lënë rastit duke finalizuar bisedimet rreth angazhimit të portierit të Xhenoas, Matia Perin.

Sipas informacionit të “Gazzetta dello Sport” skuadra kampione e Italisë do të paguajë 8 milion euro për portierin 25-vjeçar, që është dukshëm një shumë më e vogël se nga ajo që fillimisht kërkonte Xhenoa, 20 milion euro.

Perin me Juven do të nënshkruajë për 5 vite, ndërsa paga e tij vjetore kap shifrën prej 2 milion euro.

Në mungesë të Bufon favorit për të marrë vendin e titullarit është Vojçeh Shçesni, ndërsa me transferimin e Perin shefat e klubit torinez dëshirëojnë të risin konkurrencën në portë.

Leave a Reply