Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Lacio-Inter

Drejtuesit e Lacios kanë njoftuar se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e së dielës kundër Interit në ‘Olimpiko”.

Skuadra e Thoma Strakoshës ka nevojë për një fitore ose barazim, përmes së cilave do të ruante pozitën e katërt në renditjen e “Serie A”, ku edhe do të siguronte një vend për në ndeshjet e Ligës së Kampionëve Europian.

Në anën tjetër Interit i nevojitet vetëm fitorja nga kjo përballje, ku “zikaltërit” nga Milano pritet të kenë përkrahjen e 12 mijë tifozëve, ndërsa pjesa tjetër prej 60,698 vendeve do ju takojë tifozëve të Lacios, të cilët besojnë se në fund do të festojnë bashkë me futbollistët e tyre.

Ndeshja Lacio – Inter në program është të dielën (20 maj) me fillim në ora 20:45.

Leave a Reply