Alban Bushi te Shqipëria U21 fton edhe Besir Ramadanin e FC Shkupit

Pas Omar Imerit të Shkëndijës, një tjetër futbollistë shkupjan ka marrë ftesë nga Kombëtarja shpresa e Shqipërisë, njofton “infOSport.mk”.

Fjala është për mesfushorin difenziv të FC Shkupit, Besir Ramadani, i cili me ardhjen e strategut turk Hajati Sojdash te skuadra nga Çairi, është inkuadruar në ekipin e parë, gjë kjo që ka bërë që edhe Alban Bushi ta ftojë te shpresat e Shqipërisë dhe ti jep shansin këtij 18-vjeçari për ndeshjet eliminatore të muajit tetor.

Shqipëria U21 ndeshjen e parë do ta zhvillojë kundër favoritëve të Spanjës me 11 tetor në “Elbasan Arena”, teksa 5 ditë më vonë do të udhëtojë për në Talin, ku do të përballen me Estoninë.

Rikujtjomë Besir Ramadani më parë kishte qenë pjesë e ekipeve zinxhir të përfaqësueses së Maqedonisë nga U15 deri te U18.

Leave a Reply