Zbulohet biseda skandaloze telefonike e Naingolan

Ditët e Raxha Naingolan te Interi, si duket janë të numëruara. Pasi ishte lënë jashtë formacionit dhe ishte pezulluar për arsye disciplinore, sot është zbuluar edhe një bisedë e mesfushorit ‘zikaltër’ me miq të tij nga Roma, duke ju thënë se nuk mund të durojë më te Interi, dhe se ‘duhet të bëjë ndonjë rrëmujë, për tu larguar nga ‘Xhuzepe Meaca’ dhe të rikthehet në Romë’.

Sono stati divulgati alcuni vocali whatsapp di Nainggolan. Di certo Radja non ne esce bene ascoltandoli. Non sappiamo se fossero parte di un discorso più ampio e se ce ne siano altri che non sono stati fatti girare. Di certo provengono dall’ambiente romano, interessato a mostrare un Ninja giallorosso e desideroso di tornare nella Capitale. Creare polemiche è facile, noi per correttezza vi riportiamo gli audio e ognuno ne tragga le proprie conclusioni. P.S: Neanche a Natale possiamo stare tranquilli! #LineaInter

Публикувахте от Linea Inter в Вторник, 25 декември 2018 г.

Belgu dëgjohet gjithashtu duke iu kanosur tifozëve të Interit, të cilët po e kritikojnë për paraqitjet e tij të dobëta në fushën e blertë.

‘Do të vras dikë këtu. Dua të rikthehem. Të gjithë mendojnë se kam përfunduar, mirëpo nuk është ashtu, pasi gjithnjë e kam dëshmuar veten në terren dhe në fund të gjithë kanë heshtur. Nëse disa interistë fillojnë të më ofendojnë **, ju betohem se do bëhet keq. Nuk e di, jam shok me Toti-n dhe ai mund të më jap krahë, të më ndihmojë. Duhet të bëjë ndonjë rrëmujë që të largohem, më kupton?’ – përfundon audio inçizimi i cili është shpërndarë në faqet e rrjeteve sociale të Interit.

Leave a Reply