Komentatori legjendar, Kostovski: Meti bëri atë që se bënë gjithë presidentët tjerë të FFM-së

Kur flasin legjendat, tjerët duhet të dëgjojnë. Ndërsa kur në vendin e legjendës ‘aktorë’ është një doajen i gazetarisë sportive, atëherë fjala e tij peshon shumë.

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut të martën në mbrëmje ndau çmimet për më të mirët e futbollit vendor për vitin 2019-të. Përveç ndarjes së çmimeve, nga FFM nderuan edhe disa figura të ndryshme që ndër vite dhanë shumë për sportin dhe futbollin, ndërsa në mesin e tyre u nderua edhe komentatori legjendar dhe ish-gazetari i sportit, Atanas Kostovski.

Ky i fundit përderisa nën ‘peshën’ e viteve ngjitej ngadalë në skenë theksoi disa fjalë dhe të njejtat i përsëriti edhe në foltore.

“Nëse do të isha ngjitur këtu derisa president të FFM-së ishin Xingo, Arnaudov, Haxhiristevski e Gjorgjievski, sigurisht do ta kisha bërë më lehtë”, – tha Kostovski duke aluduar në mungesën e respektit nga presidentët paraprak të FFM-së kur ai ishte në moshë më të re dhe rjedhimisht edhe shëndet më të mirë.

“Faleminderit Meti (Muamed Sejdini) që nuk më harruat dhe u kujtuat për të më nderuar”, – shtoi një prej komentatorëve më të mirë që ka njohur Maqedonia, tashmë në moshën 82 vjeçare.

Legjenda e gazetarisë sportive Kostovski, pasi pranoi mirënjohjen, përsëriti edhe njëherë fjalët që i tha, duke u ngjitur në skenë dhe duke iu falenderuar publikisht presidentit aktual të FFM-së, Muamed Sejdini, që për dallim nga paraardhësit e tij që nuk ishin kujtuar të nderojnë kontributin e tij,

‘Meti’ e vlerësoi komentatorin më të vjetër sportiv me çmimin për “Vepër jetësore”. Ndërkohë me fjalë miradie për Muamed Sejdinin u shpreh edhe ish-portieri reprezentues, Gogo Jovçev i cili në përshëndetjen e tij të parit të FFM-së i’u drejtua me fjalët “faleminderit presidenti më i suksesshëm në historinë e futbollit të Maqedonisë”.

Leave a Reply