Muriqi rrëfehet për luftën në Kosovë: “Vetëm Allahu na ka mbrojtur”

Mediumi Italian ‘Mondonaapoli’ ka shkruar për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës dhe njëherit anëtarë i skuadrës së njohur turke të Fenerbahçes, Vedat Muriqin.

Kjo pasi që skuadra italiane Napoli raportohet se edhe zyrtarisht ka filluar bisedimet për transferimin e sulmuesit prizrenas, i cili në edicionin e tij të parë me fanellën e skuadrës së njohur turke tërhoqi vëmendjen e shumë skuadrave të njohura europiane, kjo falë edhe golave të shënuar me Fenerbahçen.

E në këtë artikull ky medium ka treguar edhe rrëfimin e Muriqit për luftën në Kosovë dhe përjetimet e tij.

“Qëndruam në një shtëpi rreth 50-55 vetë dhe duhej të flinim në bodrum për dy ditë. Kishim dy litra qumësht çdo ditë për të ushqyer 50 persona. Ishim fëmijë dhe kur kërkuam ushqim, nënat tona qanin sepse nuk kishin asgjë për të na dhënë. Hëngrëm bukë dhe qepë në mëngjes, drekë dhe darkë. Serbi erdhi edhe tek ne, na morri sende me vlerë dhe para dhe na tha që ata do të kishin bombarduar shtëpinë tonë nëse nuk do të kishim ikur brenda dy orësh. Ne kemi qenë të mbrojtur nga Allahu” – kishte thënë Muriqi.

Po ashtu ky medium ka treguar se klauzola aktuale e Muriqit është 50 milionë euro mirëpo po shpresojnë se do ta transferojnë për një shumë më të vogël.

Leave a Reply