Struga Trim Lum dhe Kirovski ndajnë rrugët

Hristijan Kirovski në sezonin e ri futbollistik nuk do të jetë pjesë e  Struga Trim Lum. Lajmin për largimin e sulmuesit shkupjan për “infOSport.mk” e konfirmuan edhe vetë drejtuesit e skuadrës strugane, të cilët njëherit falënderuan Kirovskin për kontributin e dhënë gjatë sezonit të kaluar.

Hristijan Kirovski skuadrës strugane iu bashkua verën e vitit të kaluar, kur arriti nga rradhët e Makedonija Gj.P.

Me fanellën e Struga Trim Lum ai zhvilloi 22 ndeshje, duke realizuar edhe 5 gola. Kujtojmë ditë më parë nga rradhët e Struga Trim Lum u largua edhe Arben Tafe, ndërsa të njëjtës rrugë është edhe sulmuesi tjetër i kësaj skuadre, Emran Ramadani.

Leave a Reply