Plot 14 skuadra Europiane nuk njohin ende humbjen në kampionatet elitare të vendeve të ndryshme, në këtë sezon të ri futbollistik, ndërsa në mesin e tyre bënë pjesë edhe një skuadër shqiptare.
Bëhet fjalë për skuadrën e Teutës, që garon në Superligën shqiptare.
Skuadra durrsake ka regjistruar 4 fitore dhe 8 barazime në 12 javë kampionat, duke e mbyllur vitin kalendarik të pamposhtur.
Në këtë listë bëjnë pjesë edhe emrat e mëdhenj si Milani, Gllazgou Renxhers, Olimpiakos, Sportling Lisbonë, Shahtjor Donetsk, etj.
| Lista e plotë e ekipeve pa humbje |
| Gllazgou Renxhers – Skoci (20 fitore 2 barazime) |
| Crevena Zvezda – Serbi (17 fitore 2 barazime) |
| Sarajevo – Bosnia Hercegovina (13 fitore 6 barazime) |
| Shamrok Rovers – Irlandë (15 fitore 3 barazime) |
| Milan – Itali (11 fitore 4 barazime) |
| Ferencvarosh – Hungari (12 fitore 2 barazime) |
| Olimpijakos – Greqi (11 fitore 2 barazime) |
| Slavia Pragë – Çeki (11 fitore 2 barazime) |
| Shahtjor Donetsk – Ukrainë (8 fitore 5 barazime) |
| Sporting Lisbonë – Portugali (10 fitore 2 barazime) |
| Teuta- Shqipëri ( 4 fitore 8 barazime) |
| St. Joseph – Gjibraltar (7 fitore 1 barazim) |
| Europe – Gjibraltar (7 fitore 1 barazim) |
| La Fiorita – San Marino (5 fitore 0 barazim) |

