Prishtina bënë goditjen e parë në merkato

Mendurim Hoti është goditja e parë e Prishtinës në këtë afat kalimtar. Sulmuesi i njohur anësor dhe kampionët kanë mbyllur marrëveshjen mes tyre, ndërsa prezantimi do të bëhet në ditët në vijim, mëson Telegrafi.

Hoti është një nga lojtarët më të mirë në Kosovë në vitet e fundit, ndërsa e ndihmoi Feornikelin të shpallet dy herë kampion.

Sulmuesi 25 vjeçar ka qenë pjesë e Feronikelit që nga viti 2015, ndërsa ka qenë pjesë edhe e Kosovës U21.

Prishtina pas shpalljes kampion ka paralajmëruar përforcime të mëdha dhe Hoti do t’i prijë kësaj liste, shkruan Telegrafi.

Ai në sezonin e fundit e gjeti rrjetën katër herë, ndërsa kishte edhe tri asistime.

Hoti ka luajtur më parë për Teutën e Durrësit dhe 2 Korrikun.

Leave a Reply