Ish-qendërmbrojtësi i Milanit, Alesandro Nesta beson se “Rossonerët” këtë vit janë të gatshëm të luftojnë për titull.
45 vjeçari me fanellën e Milanit luajti për 10 edicione rresht (2002-2012), duke zhvilluar plotë 326 ndeshje. Në periudhën e tij, Milani fitoi dy tituj kampion, dy Liga të Kampionëve dhe një Kupë të Italisë. Ai beson se Milani këtë vit është i gatshëm të sfidojë rivalët për titull.
“Milani është kandidat për titull. Ndoshta ata nuk e kanë filluar sezonin si favorit, por kjo nuk është diçka e keqe ose që i penalizon ata.”, ka thënë Nesta.
“E vërteta është që ka shumë klube në garë këtë vit, por një gjë është e qartë se ata janë në rrugën e duhur.”, theksoi Nesta.
Sezonin e kaluar Milani e mbylli sezonin në pozitën e dytë, me 12 pikë më pak se kampionët e Interit.