Mbyllen 45 minutat e para, ja rezultatet e 5 ndeshjeve në LPFM

Janë mbyllur 45 minutat e para në ndeshjet e javës së 27-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

“El Clasico” shqiptare midis Shkëndijës dhe Renovës u mbyll me shifrat 1:1. Që të dy golat u shënuan brenda 4 minutave, ndërsa që të dy u shënuan nga ana e futbollistëve të repartit mbrojtës.

Bejtullai kaloi në epërsi Shkëndijën në minutën e 34-të, ndërkohë në minutën e 38-të Nehar Sadiki,  me kokë shënoi për barazim të rezultatit në 1:1. Që të dy golat erdhën pas rivënieve nga këndi.

Edhe FC Shkupi përmes një ndërprerjeje shënoi golin e avantazhit në përballjen ndaj Rabotniçkit. Iseni ekzekutoi një goditje dënimi, ndërsa Jankov në pamundësi për ta pastruar rrezikun devijoi këmbët deri te këmbët e turkut Ustabashi, që shënoi golin e tij debutues me fanellën e skuadrës nga Çairi.

Vardari falë golit të Daniel Avramovskit në minutën e 28-të avansoi ndaj Akademia Pandev, ndërsa pas një gabimi të portierit Kotevski, Hristijan Kirovski shënoi golin e vetëm për Makedonija GJ.P. përballë Pobedës.

Derbi për mbijetesë në Strumicë midis Bellasicës dhe Sileksit gjatë 45 minutave të para nuk prodhoi gola.

LPFM – Java 27

Rezultatet e 45 minutave të para

Shkëndija 1:1 Renova
FC Shkupi 1:0 Rabotniçki
Vardari 1:0 Ak. Pandev
Makedonija Gj.P 1:0 Pobeda
Bellasica 0:0 Sileksi

Leave a Reply