FC Shkupi shënon pas 445 minuutave lojë (VIDEO)

FC Shkupi i ka dhënë fund agjerimit të golave në elitën e futbollit vendor, teksa sot në ndeshjen ndaj Rabotniçkit, e vlefshme për javën e 27-të avansoi me rezultatin 1:0 pas 25 minutuave lojë, njofton “infOSport.mk”.

Autorë i golit për “bardhekaltërit” nga Çairi ishte turku Xhonatan Ustabashi, i cili përfitoi nga një devijim i portierit Riste Jankov, i cili nuk arriti që të intervenojë më mirë pas goditjes së Besar Isenit nga gjuajtja e lirë.

FC Shkupi avanson ndaj Rabotniçkit

FC Shkupi avanson ndaj Rabotniçkit FC SHKUPI – RABOTNIÇKI 1:0(Xh. Ustabashi 25')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 7 април 2019 г.

Rikujtojmë për herë të fundit FC Shkupi kishte shënuar në ndeshjen e javës së 22-të kundër Shkëndijës, kur Muharem Bajrami nga penaltia kishte shënuar golin e vetëm dhe të fitores së fundit të skuadrës nga Çairi. Që nga ajo ndeshje skuadra e trajnerit Umit Karan rreshtoi 4 disfata, duke mos arritur që të shënojë në asnjërën prej ndeshjeve të zhvilluara ndaj Vardarit (0:1), Makedonija GJ.P (0:1), Bellasicës (0:2) dhe së fundmi Renovës (0:1).

Leave a Reply