Doriev i kanoset Vardarit, duam 3 pikët në Shkup

Vardari mirëpret Akademia Pandevin në një ndër ndeshjet më interesante të javës së 27-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Do të jetë kjo ndeshja e 7-të mes tyre në kuadër të ndeshjeve kampionale. 4 fitore për Vardarin dhe vetëm dy barazime është epilogu i takimeve të deritanishme, përfshirë këtu edhe barazimin në ndeshjen e fundit në Strumicë, kur këto dy skuadra laujtën pa gola.  Ndryshe Vardari që në të tre ndeshjet e zhvilluara si vendas ka shënuar po aq fitore, duke shënuar vazhdimisht nga 3 gola, (3:0), (3:2) dhe (3:1), mirëpo kësaj rradhe Doriev i Akademia Pandev beson se do të jetë ndryshe.

“Si në çdo ndeshje edhe sot ndaj Vardarit do të tentojmë të nxjerrim një rezultat pozitiv. Kuptohet se do të jetë një ndeshje e vështirë, Vardari ka një skuadër shumë të mirë, mirëpo qëllimi ynë janë 3 pikët dhe ai vendi i tretë që do na siguronte Europën” – tha enkas për “infOSport.mk”, Lupçe Doriev, autori i 12 golave për Akademia Pandevin, që edhe sot pritet të jetë rreziku më i madh për portën e Vardarit.

Ndeshja Vardari – Akademia Pandev do të zhvillohet në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari me fillim në ora 15:30.

Leave a Reply