Liverpuli  me përmbysje mundi Bërnlin (VIDEO)

Liverpuli vijon serinë e rezultateve pozitive në Premierligë, teksa ditën e sotme ka marrë një fitore tepër të rëndësishme para tifozëve të vetë, duke mundur Bërnlin me rezultatin 2:1.

Miqtë bënë surprizën e madhe në minutën e 8-të, kur Barnes shënoi një gol që shtangu ekipin e Klop, i cili megjithatë nuk u dorëzua, por me një lojë të qetë dhe të mençur arriti që të kthejë rezultatin në favorin e vetë.

Fillimisht Vijnaldum barazoi shifrat në minutën e fundit të pjesës së parë, ndërsa Emre Xhan me një super goditje nga disatanca në minutën e 56-të, arriti që të përmbys rezultatin dhe t’ia sigurojë fitoren skuadrës së tij, që tashmë forcon pozitat në renditje për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Liverpulli me 55 pikë të tubuara renditet në pozitën e katërt, derisa Bërnli mbetet në kuotën e 31 pikëve, që këtë skuadër aktualisht e rendisin në pozitën e 12-të.

Leave a Reply