Guardiola i merr portierin Real Madridit

Pavarësisht se nuk po kalon momente të mira te Reali i Madridit, mediat britanike shkruajnë se portieri kostarikan, Keilor Navas,  bënë pjesë në planet e Mançester Sitit.

Është vetë Guardiola ai i cili e dëshiron atë te Mançester Siti, pasi Klaudio Bravo nuk po zhvillon një sezon të mirë, dhe me Realin që pret De Gean, largimi i portierit të Kosta Rikës drejt Mançesterir është një lëvizje më se e mundshme në verë.

Për shërbimet e portierit Navas interesohen edhe Liverpuli dhe Arsenali në Angli, si dhe skuadra franceze e Paris Sen Zhermen.

Leave a Reply