Monako dhe Atletiko Madridi vazhdojnë në çerekfinale (VIDEO)

Atë që nuk arriti ta bëjë Paris Sen Zhermeni, e bëri sonte Monako, duke vazhduar ëndërrën franceze në Ligën e Kampionëve. Skuadra lidere në elitën e futbollit francez, Monako, sonte arriti që të eliminojë Mançester Sitin e “sheikëve”, duke mundur këta të fundit me rezultatin 3:1.

Edhe pse rezultati i të dyja ndeshjeve është i barabartë (6:6), është Monako skuadra që vazhdon më tej, falë golave më shumë të realizuar në fushën mysafire.

Mbape vetëm pas 8 minutave lojë kaloi në epërsi Monakon, skuadër kjo e cila në minutën e 29-të me anë të Fabinjos dyfishoi rezultatin në 2:0.

Ishte ky rezultati i 45 minutave të para, ndërkohë shpresat e Sitit në këtë ndeshje i riktheu Leroj Sane, i cili në minutën e 71-të arriti që të ngushtojë rezultatin në 2:1, pas një devijimi nga ana e portierit Subashiç.

Megjithatë ky gol nuk hutoi aspak vendasit e Monakos, të cilët 6 minuta më vonë me anë të Timue Bakajoko shënuan edhe golin e tretë dhe të artë, i cili kualifikoi skuadrën franceze në mesin e 8 skuadrave më të mira në Evropë.

Aty është kualifikuar edhe Atletiko Madridi i Diego Simeones, që sonte në “Visente Kallderon” barazoi pa gola me Bajer Leverkusenin e Admir Mehmedit, rezultat ky që i mjaftoi skuadrës madrilene për të kaluar në fazën tjetër pas asaj fitore në ndeshjen e parë në “Baj Arena” kur kishin shënuar fitore me rezultatin 4:2.

Leave a Reply