Peter Çeh sërish më i miri në Çeki, vendos rekord

Portieri i Arsenalit, Peter Çeh për të nëntën herë ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë në Çeki, që përmban edhe rekord në vete.

34-vjeçari Çeh i dha fund karrierës së tij me përfaqësuesen e Çekisë menjëherë pas përfundimit të kampionatit Evropian në Francë. Ai për Çekinë kishte zhvilluar plotë 124 ndeshje.

Portieri çek në garën për çmimin e më të mirit ia doli të marrë më shumë vota se futbollisti i Hertës së Berlinit, Valdimir Darida, ndërsa në vendin e tretë u ndal Borek Doçkal, tashmë ish futbollist i Sparta Pragës, që para disa javëve kaloi në rradhët e skuadrës së Henan nga Superliga kineze.

Çehtë shtunën në ndeshjen ndaj Uest Bromuiç Albionit, në të cilën ndeshje Arsenali pësoi disfatë me rezultatin 1:3 pësoi një lëndim që do e largojë atë nga fushat e blerta për disa javë.

 

Leave a Reply