Shvajnshtajger vazhdon karrierën në Amerikë

Futbollisti gjerman, Bastian Shvajnshtajger i ka dhënë fund aventurës së tij te Mançester Junajtedi, ku nuk kaloi edhe ndonjë periudhë të mirë, sidomos pas ardhjes në krye të “Djajve të Kuq” të Hoze Murinjos, i cili e kishte dërguar gjermanin që të stërvitej me të rinjtë e skuadrës nga “Olld Traford”.

Mirëpo edhe përkundër këtij fakti kampioni i Botës së vitit 2014-të me Gjermaninë, nuk polemizoi asnjëherë.

Ai stërvitej rregullisht, ndërsa pas kësaj periudhe të errët, ylli gjerman vendosi të transferohet në Amerikë te skuadra e Çikagos.

Gjermani pasi kaloi kontrollet mjekësore firmosi konratë një vjeçare, ndërsa paga e tij vjetore kap shifrën prej 4.5 milion dollarë, duke u bërë në këtë mënyrë ndër 10 futbollistët më të paguar në Amerikë.

Leave a Reply