Valon Behrami rikthehet në Zvicër

Mesfushori shqiptarë i përfaqësueses së Zvicrës, Valon Behrami pritet të kthehet në kampionatin zviceran të skuadra e Sionit. Një gjë të tillë ka pohuar vetë presidenti i skuadrës zvicerane, Kristian Konstantin, duke bërë me dije se veçmë ka filluar bisedimet me futbollistin nga Mitrovica, i cili aktualisht luan në Premierligën angleze te skuadra e Uatfordit.

“Ne jemi në kontakt me Valonin që nga merkatoja e janarit. Barthélémy ka kontaktuar disa herë me të. Valoni dëshiron të kthehet sërish në Zvicër, ashtu që unë do ta marrë atë në Sion”, – kishte deklaruar presidenti i skuadrës së Sionit, Kristian Konstantin për “blick.ch”.

Behrami në Zvicër kishte luajtur për Luganon, nga e cila skuadër si 18-vjeçar në vitin 2003 ishte larguar drejt skuadrës italiane të Xhenoas, që më pas të luaj edhe te Verona, Lacio, Fiorentina dhe Napoli në Itali, pastaj te Hamburgu në Gjermani si dhe te Uest Hami dhe Uatfordi në Angli.

Pjesë e skuadrës së Uatfordit, Behrami është që nga viti 2015-të, ndërsa deri më tani ka zhvilluar 43 ndeshje. Ai gjithashtu nga viti 2005 është pjesë e pandarë e përfaqësueses “helvetike”, për të cilën ka regjistruar 73 paraqitje dhe dy gola.

Leave a Reply