Fitojnë favoritët, rrëshqet vetëm Siti i Guardiolas

Skuadrat favorite kanë arsyetuar epitetin në ndeshjet e sotme të Ligës së Kampionëve me përjashtim të Mançester Sitit të Pep Guardiolas, që në “Etihad Stadium” u mund nga Lioni me rezultatin 1:2, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse Siti ishte favoritë absolut në këtë ndeshje, në fund doli që sezonin e ri në Ligën e Kampionëve ta nis mbrapsht. Lioni falë kësaj fitore kryeson grupin “F”, duke pasur parasysh se ndeshja e parë e këtij grupi midis Shakhtarit dhe Hofenhajmit ishte mbyllur me barazim 2:2.

Pas fitores së madhe të Ajaksit në grupin “E”, një fitore komode realizoi edhe Bajerni i Munihut që në Sporting mundi Benfikën me rezultatin 0:2 falë golave të shënuar nga Levandovski dhe Sançez.

CSKA-ja e Moskës falë golit të shënuar nga Vlashiç në minutën e 95-të i iku disfatës përballë Plzenit, skuadër kjo që gjatë pjesës së parë avansonte me rezultatin 2:0, por që në fund të marrë një barazim 2:2.

Për dallim nga kjo ndeshje, Reali i Madridit shënoi fitore 3:0 ndaj Romës, duke mos e diskutuar fitoren në asnjë moment. Isko (45’), Bejll (58’) dhe Mariano (90+2’) ishin autorë të golave për “mbretërit”, që shpresojnë të mbrojnë titullin e vitit të kaluar.

Në grupin e fundit, grupin “H” dy skuadrat favorite, Mançester Junajtedi dhe Valencia arsyetuan në tërësi një rol të tillë, duke shënuar fitore ndaj Jang Bojsit, gjegjësisht Valencias. Fitorja 0:2 e Juventusit fiton në peshë, duke pasur parasysh se nga minuta e 29-të lulajtën pa futbollistin e tyre më të mirë, Kristiano Ronaldo, i cili u ndëshkua me të kuq. Në mungesë të tij të dy golat për “Zonjën e Vjetër” i realizoi boshnjaku Miralem Pjaniç, edhe atë që të dy nga pika e bardhë.

Poll Pogba me dy golat e tij të shënuar gjatë pjesës së parë paralajmëroi fitoren e madhe të Mançester Junajtedit, të cilën e konfirmoi Martial në minutën e 66-të.

Liga e Kampionëve, faza në grupe
Ajax 3 – 0 AEK
Shakhtar 2 – 2 Hoffenheim
Benfica 0 – 2 Bayern
Manchester City 1 – 2 Lyon
Plzen 2 – 2 CSKA Moscow
Real Madrid 3 – 0 AS Roma
Valencia 0 – 2 Juventus
Young Boys 0 – 3 Manchester Utd

Leave a Reply