FFM zbardhi orarin e ndeshjeve për rrethin e tretë në LDFM

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka publikuar orarin zyrtarë të ndeshjeve për rrethin e tretë në garat e Ligës ë Dytë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Pa asnjë ndërprerje, duke filluar që javën tjetër, Liga e Dytë vazhdon me ndeshjet e javës  së 19-të, që në program është të shtunën që vjen.

Skuadra e vetme shqiptare që garon këtë vit në këtë ligë, Vëllazërimi i Kërçovës, sërish edhe javën tjetër (java 19-të) do të luaj në stadiumin në lagjen “Hekurana”, kësaj rradhe për tu përballur me Skopjen.

Rikujtojmë dje skuadra e drejtuar nga Xhengiz Rexhepi mundi Metalurgun, me të cilën skuadër do të përballet në ndeshjen e javës së 21-të, ndërsa paraprakisht në kuadër të javës së 20-të, Vëllazërimi në Kërçovë do të mirëpret skuadrën kryesuese të Akademija Pandev, shkruan “infOSport.mk”.

Në vazhdim mund të shihni orarin e plotë të ndeshjeve që skuadra e Vëllazërimit do ti zhvillojë në kuadër të rrethit të tretë.

 

Ndeshjet e Vëllazërimit në kuadër të rrethit të tretë të garave në LDFM

 

Skopje Vëllazërimi
Vëllazërimi Akademija Pandev
Metalurgu Vëllazërimi
Vvardar Negotina Vëllazërimi
Vëllazërimi Ttikveshi
Teteksi Vëllazërimi
Vëllazërimi Horizont Turnova
EuroMilku Vëllazërimi
Vëllazërimi Novaci

Leave a Reply