Shkupi mundi Ferizajin, shënon Mbella

Emanuel Mbella ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores në përballjen miqësore që skuadra e Shkupit e zhvilloi sot në Kosovë, ndaj skuadrës së Ferizajit që militon në Superligë, njofton “infOSport.mk”.

Duke pasur parasysh se Liga e Parë e Maqedonisë dhe ajo e Kosovës pushuan për shkak ndeshjeve të përfaqësueseve të tyre në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Rusi 2018”, të dyja skuadrat e shfrytëzuan rastin duke zhvilluar një miqësore luksi, në të cilën më të mirë u treguan futbollistët shkupjan.

Sulmuesi kamerunas me pasaportë franceze, Emanuel Mbella golin e vetëm në këtë përballje e realizoi gjatë 45 minutave të para, në të cilën trajnerët e të dyja skuadrave, Ardian Nuhiu dhe Argjend Beqiri, ju dhanë mundësinë futbollistëve më të mirë, ndërsa në pjesën e dytë, që të dy vendosën të ju japin mundësinë atyre futbollistëve që kanë minutazh më të vogël në ndeshjet kampionale.

Te Shkupi ndër futbollistët e rinj që u paraqitën në pjesën e dytë ishin, Fatih Ismaili, Samir Shabani, Besir Ramadani dhe Altin Sefo.

Leave a Reply