Legjendat e Junajtedit më të suksesshëm se ata të Barcelonës (VIDEO)

Disa nga futbollistët më të mirë në dy dekadat e fundit që ka njohur bota e futbollit natën e së premtes në “Kamp Nou” dhuruan spektakël në ndeshjen midis legjendave të Barcelonës dhe Mançester Junajtedit.

Rreth 50 mijë spektatorë ishin dëshmitarë të disa super aksioneve dhe mjeshtërive të Ronaldinjos, Rivaldos, Gaiska Mendietas, Edgar Ddavidsit, Karel Poborskit, Duajt Jorkut, etj.

Në qendër të vëmendjes pa dyshim ishte dyshja braziliane e Barcelonës, Rornaldinjo-Rivaldo, të cilët thjesht ishin të shkëlqyeshëm dhe dhuronin spektakël për të pranishmit në stadium, mirëpo megjithatë nuk arritën të ndihmojnë skuadrën e legjendave të Barcelonës për të mundur ata të Mançester Junajtedit, të cilët në fund shënuan fitore me rezultatin 3:1.

Blomkvist, Poborski dhe Jork ishin autorë të golave për “Djajtë e Kuq”, ndërkohë golin e vetëm dhe të fundit në këtë super përballje për Barcelonën e realizoi Dehu.

Leave a Reply