Gjermania kampione e Evropës për të rinj (VIDEO)

Gjermania është shpallur kampione e Evropës për të rinj deri në moshën 21-vjeçare. Kombëtarja gjermane në finalen e madhe mundi favoriten e madhe Spanjën me rezultatin minimal 1:0, duke arritur që për herë të dytë në historikun e saj të ngre lartë këtë trofe.

Golin e vetëm në këtë ndeshje finale të zhvilluar në Krakov e realizoi Miçel Vajzer në minutën e 40-të. Mesfushori i Hertës së Berlinit mjaft bukur reagoi në shtyllën e parë pas krosimit të Xheremi Tolan, kur me një goditje me kokë arriti që të paraboloj portierin spanjoll, Kepa Arisabalaga.

Gjermania ishte skuadër më e mirë në fushën e blertë dhe në fund me plotë meritë arriti që të fitoj trofeun e kampiones së Evropës.

Ky triumf i tyre përfiton edhe më shumë në peshë nga fakti se Gjermania në këtë evropian luajti pa disa yje të skuadrës, të cilët janë pjesë e ekipit të parë që gjithashtu ndodhet në finalen e Kupës së Konfederatave që po zhvillohet në Rusi.

Leave a Reply