Formula 1, Fetel triumfon në “Australian Grand Prix”

Sebastian Fetel me skiderinë e Ferrarit ka arritur që të triumfojë garën hapëse të sezonit të ri të Formula 1, “Australian Grand Prix” duke i’a dalë që të mund Luis Hamiltonin  me skuderinë e Mercedes.

Fettel e nisi garën pas Hamiltonit, por arriti ta parakalojë në xhiron e 24-të nga 57 xhiro që ka cirkuiti i Melburnit.

Hamilton, i cili bëri një ndalesë në xhiron e 18-të për të ndërruar gomat, u pengua edhe nga ngasësi i Rred Bull, Maks Verstappen, që njëherit ishte edhe momenti kryesor i garës së sotme.

Shoku i skuadrës së Hamilton, Valteri Botas u rendit i treti, ndërkohë Kimi Raikonen në fund u ndal në pozitën e katërt.

Në vendin e pestë në garën e sotshme të Melburnit u rendit Maks Verstapen, ndërsa TOP 10-shin e mbyllën Serhio Peres, Karlos Sajnc, Daniel Kvajt dhe Esteban Okon.

Vlen të theksohet se Ferrari nuk fitonte një garë që nga “Singapore Grand Prix”, më 20 shtator të vitit 2015.

Leave a Reply