Liverpulli vihet pas Rodrigez

Skuadra e Liverpullit që edhe këtë vit dështoi në garën për titullin e kampionit në Premierligë, që tani është duke menduar për merkaton e verës, përmes së cilës dëshiron që në “Enfilld Roud” të sjellë emra të mëdhenj të futbollit evropian, që do e ndihmonin këtë skuadër për të shpresuar më shumë sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e Liverpullit me shumë vëmendje janë duke monitoruar situatën e Xhejms Rodriguez të Realit të Madridit, duke shpresuar që ta transferojnë në merkaton e verës.

Fantazisti kolumbian është i pakënaqur me hapësirën e dhënë nga ana e trajnerit Zinedin Zidan te ”mbretërit”, duke pasur parasysh se këtë sezon ka luajtur vetëm 7 ndeshje në La Liga.

Ai dëshiron largimin nga “Santiago Bernabeu”, ndërsa të gatshëm për transferimin e tij shihen drejtuesit e Liverpullit me në krye presidentin, Henri, i cili ka deklruar se nuk do të kursejë asgjë për ta ngritur ekipin sërish në majat e futbollit europian.

Liverpulli aktualisht ndodhet në pozitën e katërt në Premierligë, mirëpo për të ruajtur këtë pozitë deri në mbyllje të sezonit skuadrës së Klop i duhet të bëjë një luftë të ashpër me skuadrat tjera konkurrente si Mançester Siti, Mançester Junajted, Arsenal dhe Totenham.

Leave a Reply