Debutuesi Mbape theu një rekord me “gjelat” (VIDEO)

I inkuadruar në lojë në 10 minutat e fundit të ndeshjes kundër Luksemburgut, francezi,  Kilian Mbape vendosi një rekord të ri te kombëtarja e Francës.

Ai sonte doli të jetë futbollisti më i ri francez që ka debutuar me fanellën e kombëtares gjatë shekullit XXI.

Mbape debutoi me 18 vjet, 3 muaj dhe 5 ditë, duke thyer rekordin që deri më tani mbante sulmuesi aktual i Realit të Madridit, Karim Benzema, i cili me fanellën e kombëtares franceze kishte debutuar me 19 vjet, 3 muaj dhe 9 ditë.

Ndryshe futbollisti më i ri që ka debutuar ndonjëherë me Francën mbetet Marian Vishnievski, i cili në vitin 1955 kishte debutuar me 18 vjet, 2 muaj dhe 2 ditë.

Leave a Reply