Luanat e Futsal Shkupit kthehen të pamposhtur nga Valandova përballë liderit aktual

Loja e futsalit nga viti në vit po merr më shumë vëmendjen në vendin tonë, ndërsa e gjithë kjo e bënë shumë më interesante këtë lojë kolektive.

Sonte në Valandovë u zhvillua derbi ndeshja midis liderit aktual, KMF Proekt Ciko dhe kampionëve në fuqi të Futsal Shkupit, ndeshje kjo që u mbyll me barazim pa gola, njofton “infOSport.mk”.

Nuk mbahet mend nëse ndonjëherë ndonjë ndeshje e futbollit në palestër në vendin tonë të ketë përfunduar pa gola. Mirëpo e gjithë kjo tregon për kualitetin e të dyja skuadrave,  nga të cilat thuajse përbëhet 90% i përfaqësueses së vendit tonë në futsal, por mbi të gjitha edhe për rëndësinë e pikëve për të dyja skuadrat.

Futsal Shkupi që nga minuta e parë kërkonte golin dhe sulmonte vazhdimisht, mirëpo portieri i vendasve Aleksandar Petrovski, thjesht doli të jetë heroi i KMF Proekt Ciko.

“Bardhekaltërit” nga Çairi madje në pjesën e dytë aludonin për një penalti, të cilën megjithatë nuk e akordoi dyshja e arbitrëve, edhe pse nga video materiali që shihet ky rast ishte shumë diskutabil, ndërsa një gol në rrjetën e vendasve në ato momente mund të ndryshonte edhe kahjen e lojës.

Kështu KMF Proekt Ciko edhe pas këtij barazimi mbetet lider, tashmë me 25 pikë, një më shume se ekipi i Futsal Club “Arben Bajrami”, që renditet në pozitën e dytë, ndërkohë Futsal Shkupi me 20 pikë renditet në pozitën e tretë, transmeton “infOSport.mk”.

Me ndeshjet e xhiros së 9-të u mbyll pjesa e parë e sezonit 2020/2021, ndërsa me shumë gjasa këto 3 skuadra do të jenë në luftë të ashpër për titullin e kampionit në pjesën e dytë, kur edhe zyrtarisht do të duhet të mësojmë emrin e kampionit të ri.

Leave a Reply