Lacio bëhet me trajner ballkanas!

Simone Inzagi me shumë gjasa do të jetë trajneri i ri i Interit, që do të zëvendësojë Antonio Konten. Mediat italiane bëjnë me dije se presidenti i Lacios, Lotito, është hedhur menjëherë në sulm për të piketuar “timonierin” e ri, pas divorcit të mundshëm me Inzagit.

Sipas “Tuttomercatoweb”, kryeqytetasit kanë hedhur sytë nga trajneri i Bolonjës, Sinisha Mihajloviç, i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e Lacios, për shumë sezone.

Raportohet se kanë nisur edhe kontaktet e para mes palëve, dhe pritet që në të ardhmen Sinishës t’i besohet pankina e skuadrës laciale.

Leave a Reply