Renditja e FIFA-s: Vazhdon rënia e Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë ka vijuar rënien e lirë në renditjen më të re të FIFA-s, duke humbur plotë 12 pozicione për muajin prill. Kombëtarja “kuq e zi” nga vendi i 54-të që ishte muajin e kaluar, tashmë ndodhet në pozitën e 66-të, njofton “infOSport.mk”.

Kjo lëvizje e ndjeshme e Kuqezinjve është si pasojë e humbjes me Italinë në Palermo me 24 Mars dhe me Bosnje e Hercegovinën katër ditë më pas në “Elbasan Arena”.

Nga skuadrat e Grupit “G” eliminator ku bënë pjesë edhe Shqipëria, Maqedonia ka bërë ngritjen më të madhe prej 33 pozitave, duke u pozicionuar tashmë si e 133-ta në Botë, Spanja nuk ka lëvizuar fare dhe sërish mban pozitën e 10, para Italisë në pozitën e 12-të që ka bërë një ngritje prej 3 vendeve për dallim nga muaji i kaluar, Izraeli ka humbur plotë 7 pozita dhe tashmë renditet në pozitën e 63-të, derisa Lihtenshtejni që ka humbur 5 pozita, renditet e 189-ta.

Leave a Reply