Simone Zaza edhe përfundimisht një lojtar i Valencias

Simone Zaza edhe përfundimisht është një futbollist i ri i Valencias, kjo pasi drejtuesit e Juventusit pranuan për ta shitur atë te skuadra nga Mestalja, përcjellë “infOSport.mk”.

Zaza me Valencian ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2021, ndërsa shuma që do paguajnë drejtuesit e klubit spanjoll kap shifrën prej 16 milion euro.

Zaza ka bindur me aftësitë e tij drejtuesit e Valencias, të cilët shumën e lartëpërmendur do ta paguajnë me dy këste, ashtu siç parashikohej në kontratën e huazimit midis dy klubeve.

Varësisht prej paraqitjeve të Zazas dhe sukseseve me Valencian, skuadra kampione e Italisë, Juventusi mund të përfitojë edhe dy milion euro bonuse.

Zaza këtë edicion me fanellën e Valencias ka zhvilluar 14 ndeshje ka shënuar 4 gola, ndërsa gjithashtu është ndëshkuar në katër raste me kartonë të verdhë.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply