Levandovski mungon ndaj Realit të Madridit!?

Robert Levandovski ka munguar në stërvitjen e sotshme me Bajernin e Munihut, pasi i vetëm ka punuar në palestër dhe ka bërë terapi, duke mos zbritur në fushën e blertë.

Sulmuesi polak ka pësuar një dëmtim në shpatull në ndeshjen derbi të javës së 28-të kundër Borusia Dortmundit, gjë kjo që ka shqetësuar tej mase trajnerin Karlo Ançeloti, i cili megjithatë beson dhe është i bindur se Levandovski do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë çerekfinale kundër Realit të Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve Evropian.

Ndeshja midis dy gjigandëve evropian në program është me datë 12 prill dhe e njëjta do të zhvillohet në “Alianc Arena”, derisa një lajm i mirë për kampionët e Gjermanisë është fakti se

Manuel Nojer i cili në fund të muajit të kaluar bëri një ndërhyrje në këmbë pritet të jetë i gatshëm për këtë super përballje.

Leave a Reply