InfOSport.mk drejtpërdrejtë nga Stambolli në ndeshjen derbi, Bashakshehir – Galatasaraj (VIDEO)

Ish sulmuesi i Arsenalit dhe Totenhamit, Emanuel Adebajor ka shkëlqyer mbrëmë në ndeshjen derbi të javës së 27-të në Superligën turke, në të cilën skuadra e tij, Istanbul Bashakshehir mundi me rezultatin e thellë 4:0 Galatasarajin, njofton “infOSport.mk” drejtpërdrejtë nga Stambolli.

Adebajor në këtë ndeshje realizoi “hat-trick” duke na rikujtuar në ditët e tij më të mira. Ai serinë e golave e hapi që në minutën e 11-të, derisa një minutë para fundit të pjesës së parë shënoi edhe një gol tjetër mjaft të bukur, kësaj rradhe me kokë.

Në të njëtën mënyrë Adebajor shënoi edhe golin e tij të tretë personal në minutën e 57-të, ndërkohë golin e fundit në këtë ndeshje për Istanbul Bashakshehir e realizoi rezervisti Mustafa Pektemek në minutën e 86-të. Ky i njëjti në minutën e 77-të zëvendësoi sulmuesin togolez, i cili u përshëndet furishëm nga ana e tifozëve vendas, të cilët në fund u ndanë të kënaqur me këtë fitore të skuadrës së tyre që vazhdon ëndërrën për titullin e kampionit, së bashku edhe me Beshiktashin që ka 5 pikë më shumë në pozitën e parë.

Istanbul Bashakshehir ka 56 pikë në pozitën e dytë, derisa Beshiktashi pas 27 xhirove ka grumbulluar 61 pikë.

Këto dy skuadra mes tyre do të takohen me 30 prill, edhe atë pikërisht në stadiumin e Bashakshehir, “Fatih Terim”.

Leave a Reply