7 të lënduar dhe 12 të arrestuar pas trazirave në Lion (VIDEO)

7 persona të lënduar dhe 12 të arrestuar është rezultati pas trazirave në Lion para fillimit të ndeshjes së Liga Evropa midis Olimpik Lionit dhe Beshiktashit, njoftojnë mediar franceze, përcjellë “infOSport.mk”.

Lioni shënoi fitore 2:1, ndërsa ndeshja nisi me 45 minuta vonesë për shkak incidenteve, që u shkaktuan nga ana e tifozëve të Beshiktashit, të cilët sulmuan tifozët vendas të Lionit.

Tre polic dhe dy polic të xhandarmarisë pësuan lëndime më të lehta, ndërsa dy tifoz francez përfunduan në spital me djegie pas hedhjes së fishekzjarreve nga ana e tifozëve turq.

Para fillimit të ndeshjes qindra tifoz vendas vërshuan fushën e blertë, pasi u sulmuan me fishekzjarre nga ana tribuna e sipërme ku ndodheshin tifozët e Beshiktashit.

Leave a Reply