Java 28 nën hijen e derbit shkupjan, Shkupi-Vardari

Java e 28-të në elitën e futbollit vendor do të kalojë nën hijen e super derbi lokal, Shkupit dhe Vardarit, njofton “infOSport.mk”.

Do të jetë kjo pa dyshim ndeshja më  interesante e javës që ka zgjuar interesim të madh si tek opinioni vendas, ashtu edhe te ai nga rajoni si dhe Evropa.

Për këtë ndeshje janë paralajmëruar edhe gazetarë nga vendet fqinje, ndërsa gjithashtu është paralajmëruar edhe prezenca e njërit prej skautëve të skuadrës së njohur angleze të Arsenalit.

E gjithë kjo na bënë me dije se në këtë ndeshje aktorët që do zbresin në fushë do japin më të mirën nga vetja dhe se spektakli është i garantuar.

Biletat kanë dalë në shitje që ditë më parë, ndërsa nga ajo që njoftojnë nga skuadra vendase, i gjithë kapaciteti i stadiumit është shitur.

Në ndeshjet tjera të kësaj jave, Shkëndija, do të jetë mysafir i Sileksit në Kratovë, Renova në Tetovë do të mirëpret Bregallnicën, derisa në Manastir do të zhvillohet derbi i Pelagonisë ndërmjet Pelisterit dhe Pobedës.

Ndryshe kjo javë nisi me ndeshjen e së shtunës ndërmjet Rabotniçkit dhe Makedonija Gj. P, që u mbyll me barazimin 1:1.

LPFM, Java 28

Pelisteri Pobeda
Renova Bregallnica
Shkupi Vardari
Sileksi Shkendija
Rabotniçki 1 : 1 Makedonija Gj.P

 

 

 

Leave a Reply