Shkupi-Vardari, dyert e stadiumit mbyllen në ora 15:30

Shkaku i interesimit të madh për të ndjekur ndeshjen derbi të javës së 28-të ndërmjet Shkupit dhe Vardarit, kryesia e klubit “bardhekaltër” njofton se dyert e stadiumit do të mbyllen 30 minuta para fillimit të ndeshjes, e cila pritet të startojë në ora 16:00.

Ndeshja në fjalë është shpallur e rrezikut të lartë, andaj nga tabori i skuadrës nikoqire, në këtë rast Shkupit apelohet që të gjithë ata që do të vijnë në stadium të tregojnë korrektësi, dinjitet dhe kulturë sportive, me të cilën do e kishin dnihmuar klubin e tyre të zemrës drejt arritjes së objektivit.

Leave a Reply