Zgjohet Suarez, Barcelona kalon me lehtësi Espanjollin (VIDEO)

Nuk shënonte që nga 5 prilli, po ja që sonte ishte në natën e tij më të mirë dhe u rikthye te goli, njofton “infOSport.mk”.

Fjala është për Luis Suarez, i cili realizoi dy gola në fitoren 3:0 të Barcelonës ndaj Espanjollit në transfertë, ndërsa një gol tjetër realizoi mesfushori kroat, Ivan Rakitiç.

Ky i fundit kishte shënuar edhe në ndeshjen “El Clasico” të një jave më parë, ndërsa shënoi edhe sonte golin e dytë pas atij asistimi perfekt nga ana e Lionel Messit.

Ky i fundit nuk shënoi sonte asnjë gol, mirëpo kur ai nuk shënon, këtu është Luis Suarez, i cili  për herë të fundit që kishte shënuar në La Liga kishte qenë data e 05 prillit në ndeshjen kundër Seviljës.

Golin e tij të parë personal Luis  Suarez e realizoi në minutën e 50-të, derisa golin e dytë 4 minuta para fundit të takimit duke shfrytëzuar gabimin e mbrojtësve vendas.

Në këtë mënyrë Barcelona iu kundërpërgjigj Realit të Madridit, duke u barazuar me pikë, që të dyja skuadrat nga 81 pikë, mirëpo me skuadrën “katalunase” në vendin e parë që vazhdon luftën e ashpër për titull me rivalin e përbetuar Realin e Madridit, që megjithatë do të vendos i vetëm për titullin e kampionit, duke pasur parasysh se ka një ndeshje më pak se Barcelona.

Leave a Reply