Dushan Basta shënon pas 79 ndeshjeve në “Serie A” (VIDEO)

Dushan Basta ka arritur që të shënojë gol pas plotë 79 ndeshjeve në Serie A, njofton “infOSport.mk”. Futbollisti serb shënoi golin e dytë në përballjen derbi të javës së 34-të kundër Romës, duke i dhënë avantazhin skuadrës “laciale” edhe për herë të dytë ndaj rivalëve lokal, ndesje kjo që po zhvillohet në këto momente.

Basta realizoi në minutën e 50-të për rezultat 1:2, pasi paraprakisht për Lacion kishte shënuar Keita Balde, derisa golin e barazimit për Romën e kishte realizuar Daniele De Rosi nga pika e bardhë.

Për Dushan Basta ishte ky goli i tij i parë me fanellën e Lacios, prej kur se ky futbollist është pjesë e skuadrës nga kryeqendra italiane, që nga viti 2014-të kur kishte arritur nga rradhët e Udinezes, shkruan “infOSport.mk”.

Pikërisht me këtë skuadër kishte shënuar golin e tij të fundit në “Serie A”, edhe atë para plot 79 ndeshjeve, dhe pikërisht ndaj Romës në disfatën 3:2 në ndeshjen e 17 marsit të vitit 2014.

Leave a Reply