Finalja e Kupës, Shkëndija-Pelisteri në Strumicë!?

Finalja e Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Pelisterit me shumë gjasa do të zhvillohet në Strumicë, njofton “infOSport.mk”.

Stadiumi “Mladost” këtyre ditëve ishte vëzhguar nga persona përgjegjës të FFM-së, të cilët si duket edhe do japin dritën jeshile që ndeshja finale e edicionit 2016/2017 të zhvillohet pikërisht në këtë stadium, edhe pse si opcion i dytë ishte edhe stadiumi në Shtip.

Një vendim i tillë edhe zyrtarisht pritet të merret të premten, ndërsa një ditë më parë FFM edhe njëherë tjetër do të dërgojë personat e saj përgjegjës për të vëzhguar stadiumin “Mladost”, tek i cili gjatë vizitës së parë kishin hasur në disa karrige të thyera, që pritet të evitohen nga organizatorët e këtij spektakli.

Nëse gjithçka do jetë në rregull, atëherë Strumica edhe për herë të dytë do të jetë nikoqir i një ndeshje finale të Kupës së Maqedonisë.

Finalja e parë e zhvilluar në stadiumin “Mladost” ishte ajo e vitit 2002, kur Pobeda kishte mundur Cementarnicën me rezultatin 3:1.

Ndeshja finale e këtij edicioni ku mejdanin do të ndajnë Shkëndija dhe Pelisteri do të zhvillohet me datë 17 maj në ora 17:30 minuta.

Leave a Reply