Trepça ’89 e Zekirja Ramadanit merr një lajm të madh

Skuadra nga Mitrovica e Kosovës, Trepça ’89, që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Zekirja Ramadani, mund të luajë në turin paraeliminator të Ligës së Kampionëve, pasi UEFA e ka licencuar skuadrën e re kampione të Kosovës, njëjtë sikurse edhe tre klubet tjera kosovare që i kanë plotësuar kushtet.

Fjala është edhe për klubet si Prishtina, Feronikeli dhe Llapi, skuadër këto që gjithashtu morrën “OK”-in nga institucioni më i lartë i futbollit evropian.

Ndërkohë ndër klubet që nuk kishin arritur një gjë të tillë, ishin Besa e Pejës dhe Liria e Prizrenit, që nuk i kishin plotësuar kriteret për t’u licencuar nga UEFA për këtë sezon për të luajtur në garat evropiane.

Leave a Reply