Runi për 2 orë, humb gjysë milionë euro në kazino

Kapiteni i Mançester Junajtedit, Vejn Runi, pas vetës është duke lënë një sezon më të dobët në histori të tij, ndërsa është duke u përballur edhe me probleme serioze në jetën private. Sipas “The Sun”, Runi ka probleme familjare dhe është ndarë me bashkëshorten,  ndërsa kjo e fundit së bashku me fëmijët janë duke jetuar diku tjetër.
Në këtë situatë, reprezentuesi anglez kohën e lirë është duke e kaluar më shumë në kazino. Gjithmonë sipas “The Sun”, Runi disa ditë më parë në një kazino në Mançester, ka humbur gjysë milionë euro për vetëm 2 orë.

Kjo gjendje e Runit ka ka bërë bujë në mediat britanike, të cilat i kushtojnë vëmendje të madhe këtyre gjërave, kur bëhet fjalë për futbollist profesinal e madje kur luan në një klub gjigand.

Leave a Reply