Jo Shqipëria, por Zvicra e bën të vetin Albian Ajetin

Sulmuesi shqiptar i Sent Gallen, Albian Ajeti është duke kaluar periudhë të mirë në Superligën e Zvicrës, duke shënuar 10 gola në 20 ndeshje të zhvilluara deri më tani. Ajeti që erdhi nga Augsburg te Sent Gallen, tashmë është duke u ndjekur nga skuadra e Baselit, skuadër kjo që shqiptari 20 vjeçar u rrit si futbollist, ndërsa u largua në vitin 2016.

Përveç interesimit të kampionëve të Superligës zvicerane, për të ka shfaqur interesim edhe përfaqësuesja e Zvicrës, ku seleksionuesi Vladimir Petkoviç, ka rezervuar edhe një vend për të, për dy ndeshjet e radhës miqësore.

Albiani është vëllau i mbrojtësit Arlind Ajeti, ndërsa më herët u interesua edhe Federata shqiptare e futbollit për ta ftuar në Kombëtare, mirëpo tekniku Italian, Xhani De Biasi vlerësoi se ende është i ri për të zënë një vend në taborin “Kuqezi”.

Leave a Reply