Pelisteri 33 mijë euro premi për trofeun e fituar!

Drejtuesit e klubit të Pelisterit kanë vendosur që do t’iu japin një shumë prej 33 mijë euro në formë bonusi, futbollistëve dhe stafit teknik për trofeun e fituar në Kupën e Maqedonisë.

Ky do të jetë motivim i madh për sukesin e arritur të skuadrës nga Manastiri, por edhe paralajmrim që skuadra e Pelisterit nuk do të ndalet këtu. Nga tabori i skuadrës fituese të Kupës, bëjnë të ditur se do përgatiten maksimalisht për paraqitje të mirë edhe në skenën evropiane.

Kujtojmë Pelisteri fitojë Kupën e Maqedonisë, pasi mundi Shkëndijën me penalti në finale që u zhvillua në stadiumin e “Mlladostit” në Strumicë.

Leave a Reply