Erdon Daci shënon golin debutues me fanellën e Eskishehirspor (VIDEO)

Erdon Daci ka shënuar golin debutues me fanellën e Eskishehirspor. Sulmuesi shkupjan, i cili ditë më parë u transferua te skuadra e ligës së parë turke nga rradhët e Konjaspor, shënoi pikërisht ndaj ish skuadrës së tij, në miqësoren e zhvilluar në Konja, njofton “infOSport.mk”. Daci shënoi golin e tretë për Eskishehirspor dhe të fundit të takimit, kur vendosi rezultatin përfundimtarë, Konjaspor 3, Eskishehirspor 3.

“Jam shumë i lumtur për golin e shënuar, e për më tepër për mundësinë që po më jep trajneri që të luaj. Edhe pse me skuadrën e Eskishehirspor ka bërë vetëm 4 stërvitje, që të gjithë po më japin kurajo dhe po më përkrahin në çdo hap. Vërtetë u jam shumë mirënjohës për këtë që po bëjnë, ndërsa shpresoj se do ua kthejë me loja të mira dhe gola të shënuar në ndeshjet kampionale” – u shpreh enkas për “infOSport.mk”, Erdon Daci, sulmuesi më i ri i Eskishehirsporit.

Goli debutues i Erdo Dacit me Eskishehirsporin

Goli debutues i Erdo Dacit me Eskishehirsporin

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 4 август 2018 г.

Për Erdon Dacin ishte kjo ndeshja e dytë e zhvilluar me fanellën e Eskishehirspor, me të cilën skuadër kishte debutuar në ndeshjen ndaj Karacabey Belediyespor.

Në të dyja ndeshjet Daci ishte inkuadruar në lojë gjatë pjesës së dytë, shkaku i stërvitjeve të pakta me skuadrën e tij të re, mirëpo besimi që ka trajneri Fuat Çapa, ka bërë që sulmuesi i talentuar shkupjan ti regjistrojë minutat e para me Eskishehirsporin, skuadër kjo që ka shumë besim te ky talent shqiptarë.

Në ndeshjen e sotme ndaj Konjaspor, Erdon Daci në lojë u inkuadrua në minutën e 65-të, teksa golin e gjeti në minutën e 80-të.

Vlen të theksohet se përveç Dacit në këtë ndeshje gol realizoi edhe një tjetër futbollist nga Maqedonia, Adis Jahoviç, i cili në minutën e 50-të kishte shënuar për epërsinë e Konjaspor në minutën e 50-të.

Leave a Reply