Taulant Seferi debuton me gol te Vinterturi

Taulant Seferi ka debutuar me gol te skuadra e Vintertur, te e cila skuadër në sezonin e ri do të luaj në formë huazimi nga rradhët e Jang Bojs, njofton “infOSport.mk”. Sulmuesi kumanovar shënoi gol në ndeshjen ndaj Rapperswil, në të cilën Vinterturi i tij shënoi fitore me rezultatin 0:4.

Seferi në lojë u inkuadrua në minutën e 76-të, ndërsa vetëm pas 7 minutave lojë arriti që të gjejë rrugën drejt golit.

Taulant Seferi debuton me gol te Vinterturi

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 4 август 2018 г.

Interesant është fakti se Taulanti pikërisht ndaj Rapperswil, kishte shënuar edhe golin e tij të fundit në një ndeshje zyrtare, kur sezonin e kaluar luante në formë huazimi te skuadra e Vohlen.

Edhe në atë ndeshje të 29 prillit Seferi kishte shënuar golin e fundit, kur në minutën e 87-të kishte barazuar shifrat në 2:2, transmeton “infOSport.mk”.

Vinteruri i Taulant Seferit pas 3 xhirove të para në Çalanxh ligë (liga e dytë e Zvicrës), numëron 6 pikë dhe aktualisht mban pozitën e dytë, me vetëm një pikë më pak se kryesuesit e Lozanës.

Leave a Reply