Lakazet e mbyll me Lionin, ja destincaioni i tij i rradhës!

Sulmuesi i Lionit Aleksandër Lakazet e ka mbyllur edhe përfundimisht aventurën e tij me Lionin. Sulmuesi francez ka zbuluar edhe skuadrën e tij të re, e cila do të jetë Atletiko e Madridit.

Megjithatë një konfirmim i tillë mungon nga ana e skuadrës spanjolle, e cila është e dënuar nga UEFA  për vepër penale që ka të bëjë me transferimin e futbollistëve të mitur. Drejtuesit e Atletikos nuk kanë të drejtë për të transferuar futbollistë të rinj deri në janarin e vitit 2018-të, mirëpo shpresojnë se ankesa e tyre deri Gjykata Sportive e Arbitrazhit do të has në një përgjigje pozitive dhe se e njëjta do të zbutet dhe se “jorganxhinjët” do të kenë të drejtë për të transferuar emra të rinj që gjatë kësaj merkatoje.

 “Mendoj se është momenti i duhur për të ndryshuar ambient dhe për të provuar një aventurë të re. Mendoj se ende nuk e kam treguar sa duhet veten në skenën e madhe europiane. Kam dëshirë të tregoj se mund të përmirësohem edhe më shumë.”

“Atletiko? “Është një klub që në sezonet e fundit gjithmonë ka shkuar në fazat finale të Ligës së Kampionëve. Ka një skuadër cilësore dhe së shpejti do të luajë në një stadium të ri. Pastaj atje luan edhe Antuan Grizman.”

“Do të jetë një histori e bukur nëse luajnë përkrah njëri tjetrit. Ka nisur që kur ishin me përfaqesueset e moshave të Francës. Kemi qenë të dy pjesë e sulmit dhe jemi kuptuar më së miri. Ai është një mik shumë i mirë. Vërtetë do të doja të luaja bashkë me të, pasi atij i pëlqen të luajë me shokët e tij”, tha sulmuesi francez i cili pjesë e Lionit është që nga viti 2009, duke zhvilluar plotë 200 ndeshje dhe duke shnëuar plotë 97 gola, 26 prej të cilëve këtë edicion.

Leave a Reply