Arrihet marrëveshja, Fjuri dhe Usyk do boksojnë njëri kundër tjetrit

Thuajse duket punë e kryer dhe gjithë ata që e duan boksin do të kenë mundësinë të shohin edhe një tjetër luftë të madhe.

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk do të boksojë me britanikun, Tajson Fjuri.  Menjëherë pasi Usyk mbrojti titujt e botës kundër Entoni Xhoshua, Fjuri përmes rrjeteve sociale i kishte bërë një thirje kampionit të ri.

Fjuri i ka dhënë skuadrës së tij një afat deri më 1 shtator për të bërë luftën dhe tha se nuk do të tërhiqet në ring për asgjë më pak se 500 milionë sterlina.

Pavarësisht këtyre pengesave, Egis Klimas është i bindur se lufta do të realizohet.

Leave a Reply