Sulmohen me armë zyrat e Federatës së Futbollit në Turqi, Altintop rrezikoi jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Riva, në periferi të Stambollit, ku janë qëlluar me armë zjarri zyrat e Federatës së Futbollit turke gjatë një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv.

Disa persona kanë goditur drejt godinës, me policinë turke që raportoi se kishte 11 gëzhoja plumbash jashtë zyrave të institucionit dhe se 5 plumba kishin goditur ndërtesën.

Mediat turke pohojnë se plumbat kanë rrezikuar seriozisht jetën e Hamit Altintop, me një prej tyre që kishte kaluar mbi kokën e ish-futbollistit të njohur turk.

Policia kishte ndërhyrë dhe arrestuar personat e dyshuar, ndërsa ka qenë vetë Ministri i Brendshëm i Turqisë ai i cili ka dhënë lajmin duke sqaruar se personat në fjalë kanë qenë në efektin e alkoolit ndaj kanë ndërmarrë këtë sulm të pakuptimtë ndaj zyrave të federatës.

Megjithatë hetimet po vazhdojnë dhe po shqyrtohen të gjitha pistat e mundshme për këtë sulm të paprecedent.

Leave a Reply