Cikalleshi i pandalshëm, shënon sërish për Akhisarin (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi nuk ka të ndalur së shënuari gola. Cikalleshi ishte sërish golashënues në takimin që skuadra e tij e fitoi me rezultat 3:0 ndaj Alaniasporit.

Cikalleshi golin e shënoi në minutën e 68-të për rezultat 2:0, duke arritur kështu në kuotën e 6 golave në Superligën turke këtë sezon. Ndryshe dy golat tjerë të ndeshjes i realizuan Lopes në minutën e 11-të dhe Hurmanxhi në të 84-t.

Akhisari pas fitores së sotme, ngjitet në vendin e 7-të të renditjes tabelare në elitën turke./“infOSport.mk”

Leave a Reply